Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët të marrin pjesë në protestën antibixhoz


Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestën që organizohet nga Lëvizja “Anti-bixhoz” për mbylljen e Kazinos pranë çerdhes Rinia, në rrugën industriale tek rrethrrotullimi për tek ish-fabrika Teteks.

“Pas publikimit të megaskandalit Credit Suisse, u pa që mafia e kazinove është pjesë e krimit të organizuar bashkë me politikën, duke kontaminuar shoqërinë tonë në çdo cep të qytetit dhe vendit tonë.

Kërkojmë urgjentisht mbylljen e Kazinos pranë çerdhes për fëmijë me të cilën janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe. Shprehim zhgënjimin e madh që disa parti politike në parlament, fushatat parazgjedhore të të cilave janë financuar edhe nga lobi i kazinove, kanë sabotuar sjelljen e ligjit që kazinotë dhe lojërat e fatit të jenë 3 km larg shkollave dhe çerdheve”, thonë nga Lista “Më mirë për Tetovën”.

Protestën e nesërme që fillon në orën 14:00 është mbështetur edhe Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa.

Baby Boo