Lista me 22 kriminelët më të kërkuar nga policia në Dibër


Policia e Shtetit ka publikuar këtë të dielë listën e personave më të kërkuar për qarkun e Dibrës.

Pjesë e kësaj liste janë 22 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme si vrasje, mashtrim, trafik femrash dhe arratisje nga burgu.

Përmes një postimi në rrjetin social Policia ka bashkëngjitur fotot e të kërkuarve dhe veprat penale për të cilat ato akuzohen.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Dibrës. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Baby Boo