Lirohet nga burgi i dyshuari për vrasjen e Jeton Krivanjevës dhe Enes Isenit në Çarshinë e Shkupit


I dyshuari dhe i ndaluari i vetëm për vrasjen e dyfishtë në kafenenë “Shisha Bar” që ndodhet në Çarshinë e Shkupit është liruar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali Skopje1. Siç thuhet, është marrë vendim gjyqësor që 31-vjeçari nga Shkupi të lirohet nga burgu në Shutkë. Bëhet fjalë për një person i cili u arrestua për importimin e makinës me të cilën ishin vozitur vrasësit.

Personi që u la i lirë lidhej me importin e veturës Audi e cila u dogj menjëherë pas vrasjes në Butel. Prej saj mbetën targat e regjistrimit.

Vrasjen në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit e kanë kryer disa persona të veshur në uniforma të cilat ngjanin me të policisë. Kur kanë hyrë brenda kanë bërtitur se ishte një bastisje e policisë. Me pas kan hipurnë katin e dytë të lokalit ku kanë qenë viktimat dhe kanë nisur të qëllojnë drejt tyre dhe më. Jeton Krivanjeva i quajtur Zhila dhe Enes Iseni u vranë në vend.

Baby Boo