Lirohen nënë e bijë me shtetësi amerikane, ishin marrë peng nga Hamasi


Pengët amerikanë, nënë e bijë, të cilët u liruan sonte, tani janë nën mbrojtjen e Forcave të Mbrojtjes izraelite, tha zëdhënësi Daniel Hagari.

“Familjet e tyre janë njoftuar dhe për të rejat tjera më shumë do të ketë sonte dhe nesër”, tha ai.

Hagari tha se qeveria izraelite dhe forcat e sigurisë do të bëjnë “gjithçka për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi”.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “i gëzuar” që nëna dhe vajza “së shpejti do të jenë përsëri me familjen e tyre”.

“Ata dhe familja e tyre do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndërsa shërohen dhe marrin trajtim, dhe ne të gjithë duhet të respektojmë privatësinë e tyre në këtë moment,” tha Biden në një deklaratë.

Baby Boo