Liridon Useini revoltohet pas emisionit n’Click Plus: Z.Kasami e shkel rregulloren


Leje që shpifin po edhe turp nuk kanë, çfarë njerëz mund të jenë?!
I dashur opinion,
Ju shumë mirë e dini kush jam unë, e kush janë ata! Ndonjëherë e kemi patjetër të ulim nivelin e të diskujtojmë edhe me të pa shkolluar edhe me shpifës e injoranta.

Personi që ishte i dërguar mbrëmë në emisionin Click Plus, kinse për të përfaqësuar të rinjtë e LB, nga shefi i tij, është me nivel të mesëm shkollimi, është i kontraktuar në Drejtorinë e Hekurudhave të Maqedonisë me mbi 50.000 denar në muaj. A e kuptuat se pse shpifën, sepse duhet ta arsyetoj pagën e tij përpara padronit. Mbase më akuzojnë për personale këta individ që personalisht e joligjërisht po fitojnë, ja edhe një herë me një argument tjetër po ua dëshmoj.

Në fotografi është një pjesë nga procesverbali i mbledhjes së FR të mbajtur më datë 24.08.2020 (origjinali i procesverbalit) ku unë, në cilësinë e të parit të të rinjëve kam kërkuar 6 pozicione udhëheqëse (2 drejtori qendrore, 2 zëvendës drejtori qendror dhe 2 drejtori rajonale) për FR, konkretisht për anëtarë të FR me nivel të lartë shkollimi e magjistra shkence!

A e kuptuat se pse shpifën, sepse në kërkesën time për udhëheqje nuk janë të paraparë persona të tillë të pa shkolluar! I nderuar lexues, këtu është dallimi dhe faji i vetëm i imi është sepse unë kërkoj drejtësi, meritokraci e profesionalizëm në punë, ndërsa ata duan njerëz të tillë të pa shkolluar, pa dinjitet, e shitës për disa mijë denarë.

Po le ta dinë një gjë, që nuk do ti lejoj që ta nënçmojnë rininë shqiptare, nuk do të lejoj që një shofer të flas në emër të rinisë, nuk do të lejoj që një i pashkolluar të flas në emër të të diplomuarëve e të magjistrave dhe nëse këtë e lejon Z. Kasami nuk do të thotë që do ta lejoj edhe unë.

Mund të shpifni e të shani sa të doni, por kurrë nuk mund t’i mohoni argumentet e as t’i fshini faktet, gjithsesi injoranca juaj edhe i mohon, por njeriu me logjik të shëndosh kurrë! Ps: Me ose pa vetëdije Z. Bilall Kasami është duke e shkelur statutin dhe rregulloren për funksionim të FR të LB!

Baby Boo