Liridon Leci e konfirmon: Po hetohem nga UEFA për shqiponjën


Mbrojtësi i majtë i Dritës ka konfirmuar për T7 se është në hetime nga UEFA pas dy golëshit të tij kundër Lincoln Reds Imps, percjell Pa Censurë.

Drita para tri dite siguroi një kualifikim historik kundër kampionit të Gjibraltarit në Ligën e Kampionëve, derisa futbollisti Liridon Leci arriti që të shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Pas shënimit ai bëri shqiponjën, një gjë që duket se do t’i kushtojë futbollistit kosovar.

“Tregova vetëm simbolin e vendit nga vijë. Më pas me thanë se duhet dorëzuar një raport në lidhje me atë festim. Kjo gjë nuk më pengon fare, pasi që nëse do të shënojë do të festojë me shqiponjë”, ka thënë Leci për “Promenadë vere.

Baby Boo