Lira turke drejt javës historike – mbi 50% rritje nga e hëna deri të premten


Lira turke është në rrugë për ta shënuar rritjen më të madhe javore të premten, pasi shënoi më shumë se 50% rritje me përkrahjen e miliarda dollarëve të intervenimeve të mbështetura nga shteti dhe me premtimin se qeveria do t’i mbulojë humbjet në depozita të caktuara.

Turqit nuk shitën dollarë të hënën dhe të martën, sipas të dhënave zyrtare, duke sugjeruar se ata kanë luajtur pak rol në rritjen më të madhe në treg. Intervenimet shtetërorë, ndërkohë, i kushtuan Bankës Qendrore më shumë se 8 miliardë dollarë, sipas llogaritjeve të tregtarëve.

Të hënën, vlera e lirës kishte rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke u shkëmbyer me 18.4 lira për një dollar, pas rënies së gjatë disa muaj shkaku i uljes së shkallës së interesit, me kërkesën e Presidentit Erdogan, dhe frikës për spirale të inflacionit.

Megjithatë, të hënën në mbrëmje, presidenti turk publikoi një skemë me të cilën Thesari dhe Banka Qendrore do t’i rimbursonin humbjet në depozitën e lirave të këmbyera kundër valutave të huaja. Plani kundër dollarit i nxiti turqit që të këmbejnë rreth 900 milionë dollarë në lira, sipas ministrit të Financave, Nureddin Nebati, shkruan Reuters. Lira raportohet se shënoi rritje të madhe të vlerës nga ato që tregtarët dhe ekonomistët i quajnë shitje të fshehta të dollarit nga bankat shtetërore, të përkrahura nga Banka Qendrore.

Baby Boo