Limani: Bizneset e nëntokës po derdhen në kasafortat e BDI-së, kontrollojnë edhe disa nga parcelat me kanabis!


Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani në një intervistë për javoren “Fokus” ka folur për bizneset e familjes së Ali Ahmeti, duke dhënë detaje se çfarë posedojnë dhe çfarë po fshihet.

“A mendoni vërtetë që anëtarët e familjes Ahmeti janë gjeni në biznes, jam dakord vetëm me një deklaratë, ajo është se ata janë profesionistë të krimit dhe përvetësimit të pasurisë së të tjerëve”, thotë për “Fokus”, Fatmir Limani.

Fatmir Limani, i cili u bë i njohur për publikun si nipi i Ali Ahmetit , por u shkëput nga partia mëmë BDI dhe kaloi në BESA, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” zbulon se portofoli i pasurisë së Familja Ahmeti përfshin kullota, një gurore në Bukoviq, kullosa në bjeshkë, vila në vend, si dhe në Shqipërinë fqinje. Njëkohësisht ai akuzon familjen Ahmeti se kontrollon një pjesë të biznesit të kanabisit.

Në pyetje e FOKUS se: Nipi i Ahmetit, Drin Ahmeti, është paraqitur para publikut si një biznesmen i ri i suksesshëm që bleu një pjesë të qendrës së biznesit “Soravia”. Në fakt e gjithë familja Ahmeti është e lidhur me kompani të ndryshme. Kur filluan ata të merren me biznes?

LIMANI deklaroi: Vërtet mendoni se anëtarët e familjes Ahmeti janë gjeni sa i përket biznesit?! Unë pajtohem vetëm me një deklaratë, e ajo është se ata janë profesionistë në krim dhe në përvetësimin e pasurisë së të tjerëve.
Duke përfituar nga pozicionet e tyre, ata futën dorën në çdo institucion, duke shteruar fondet që i përkasin popullit. Ata kanë shfrytëzuar një pjesë të fondeve sociale që duhet të ndaheshin për shoqatat civile, të cilat realisht janë të angazhuara në zhvillimin e interesave sociale.
Keni pasur edhe lajmet e fundit ku fondet janë keqpërdorur për qëllime inovative. Imagjinoni, një fermer modern me kravatë, çfarë inovacioni do të bënte në ditët e sotme, atje lartë në Bukoviq. Tridhjetë e dy milionë euro fitime në dy vjet nga një kompani që operonte me humbje për dhjetë vjet.

Në pyetjet tjetër të Fokus se kapitali i shtetit a po kalon tek BDI, pasi që shumë biznese dhe objekte po lidhen me emra të afërt me këtë parti?

LIMANI është përgjigjur:Jo vetëm kapitali legal i shtetit, por edhe bizneset e nëntokës po derdhen nëpër kasafortat e tyre. Ata kontrollojnë edhe disa nga parcelat e mbjella me kanabis-sativa, për të cilat kanë siguruar licencat e shitjes së vajit për qëllime mjeksore, por të gjithë jemi dëshmitarë se kërcelli dhe gjethja e marihuanës përfundojnë në duart e tregtarëve (dilerëve) të drogës. Vetëm në tre vitet e fundit janë konfiskuar tonelata narkotikë në hyrje të Kërçovës. Dhe autorët, pas dy-tre muajsh, i sheh duke ecur lirshëm nëpër qytet dhe duke vazhduar punën e tyre ilegale./ “Fokus”

Baby Boo