Limaj për dyfishimin e VV-së: Është goxha interesante, duhet të studiohet


Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se rritja e VV’së ka ndodhur falë mashtrimit dhe dyshimeve.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që VV të rritet dyfish brenda një periudhë kaq të shkurtër kohore prej zgjedhjeve të kaluara.
“Abdullah Hoti nuk është diktator, nuk e ka rrënuar shtetin për 6 muaj. Nuk erdhi deri tek ky rezultat për shkak të Qeverisë Hoti”, ka thënë ai.

Ai konsideron se ka pasur një organizim të madh të një grupi politik që gjithçka që është punuar në Kosovë brenda këtyre 20 viteve të minimizohet. Ai thotë se qytetarët janë mashtruar sistematikisht për të arritur deri tek ky rezultat.
“Kanë bërë mjegull, e kanë paraqitur Kosovën ashtu siç nuk është. Ka armatë në rrjete sociale”, Limaj aludon në VV-në.
“Qytetari i Kosovës është manipuluar në mënyrë sistematike”, shtoi tutje Limaj.

Partia që Lim aj e drejton nuk e kaloi pragun zgjedhor. Ai ka rreth 2% të fituara që nuk janë të mjaftueshme për të fituar mandat në Kuvend. Në zgjedhjet e kaluara që u mbajtën më 6 tetor 2019, Nisma në koalicion me AKR’në dhe PD’në fituan 5.01% të votave.

Baby Boo