Limaj: Kurti duhet ta ulë kokën, dhe të fillojë të sillet si kryeministër i Kosovës


Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kurti duhet të fillojë të punojë si kryeministër i Kosovës.
“Sot është dita e parë e fillimit të funksionimit të institucioneve.
Do të kemi kohë të mjaftueshme që secili ti mbrojmë qëllimet e veta”, ka thënë Limaj.
Limaj ka parashtruar disa sugjerime për kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

“Disa sugjerime, kemi me pas kohë të mjaftueshme me kritiku, mu pajtu e mos mu pajtu. Albin Kurti duhet me ulë kokën, edhe me nis mu sjell si kryeministër i Kosovës, me ulë kokën edhe me nis me punu me ndrru traken e opozitarizmit, me punu si kryeministër i këtij vendi”, tha Limaj.
Ai shtoi se do ta duartrokasë çdo punë të mirë që do të bëhet për vendin.

Baby Boo