LIMAJ BËNË KËSHILLTAR PARTNERIN BIZNESOR TË DJALIT, KJO ËSHTË PASURIA E TIJ


Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj, ka ‘rehatuar’ si këshilltar të tij, biznesmenin Luan Maloku, i cili në njërin nga bizneset e tij e ka partner, djalin e kreut të Nisma-s, Durim Limaj.

Durim Limaj dhe Luan Maloku, janë ortakë në biznesin ” Orange LD ” SH.P.K., shkruan Insajderi.

Se ai ishte bërë pjesë e kabinetit të zëvëndëskryeministrit Limaj, nuk ishte bërë publik deri tash, kur zyrtarët e lartë kanë deklaruar pasurinë.

Sipas deklarimit të pasurisë në AKK, të bërë nga vetë Maloku, ai posedon pasuri në total prej 832 mijë e 500 eurosh.

Maloku ka deklaruar se posedon dy shtëpi, njëra në vlerë prej 220 mijë euro, kurse tjetra 400 mijë euro.

Baby Boo