Limaj bashkë me Erdoganin në shënimin e përvjetorit të Çanakalasë


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të Betejës së Çanakalasë.

Në shënimin e kësaj beteje, sot në stadiumin e qytetit të Çanakalasë është organizuar një ceremoni ku prezent ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe i ftuar ishte edhe zv/kryeministri Limaj, transmeton televizioni publik.

Pas përfundimit të ceremonisë në stadium vazhdoi pjesa e dytë e ceremonisë në Memorialin e dëshmoreve të Çanakalasë.

Në 104-vjetorin e kësaj beteje u vlerësuan lart të gjithë të rëndet nga vendet mike që luftuan përkrah Turqisë duke veçuar edhe pjesëmarrësit në këtë betejë nga trojet shqiptare.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin krerët më të lartë të shtetit turk dhe personalitete tjera të rëndësishme evropiane.

Baby Boo