Ligji për ndërtimin e autostradave shkon në Kushtetuese


Komisioni Kundër Ko*rrupsionit dorëzoi nismë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që gjykatësit të vlerësojnë nëse Ligji për Partneritet Strategjik me kompaninë Behtel-Enka është në përputhje me Kushtetutën ose jo. Antikorr*upsionerët vendosën për këtë hap sepse mendojnë se i gjithë procesi i zgjedhjes së kësaj korporate të fuqishme amerikano-turke për të ndërtuar autostrada nëpër Maqedoni është i dyshimtë. Anëtarët kundër korrupsionit besojnë se ligji mundëson kufizimin e konkurrencës dhe shmangien e konkurrencës korrekte se kush duhet ta merr biznesin e vlefshëm.

Kjo është arsyeja pse Këshilli Kundër Ko*rrupsionit i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t’i ndalojë të gjitha hapat e ardhshëm të negociatave midis autoriteteve dhe Behtel-Enka, derisa të merret vendim përfundimtar nga gjykatësit kushtetues.
Në vend me ligj mund të kufizohet zbatimi i ligjeve të tjera vetëm në tre situata të jashtëzakonshme. Kur rre*zikohet siguria e shtetit, ambienti jetësor dhe shëndeti i njerëzve. Sigurisht që ne nuk mund të gjejmë ndonjë nga këto tre arsye në përmbajtjen e këtij Ligji”, tha Sofka Pejovska Dojçinovska.

Edhe para miratimit të këtij ligji të diskutueshëm, antiko*rrupsionerët i kërkuan Presidentit Stevo Pendarovski të mos e nënshkruajë dekretin, por ai, në të njëjtën ditë, e nënshkroi zgjidhjen ligjore. Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski tashmë ka deklaruar se nëse Ligji bie në Kushtetuese, ai ka një plan B. Por, sot Boçvarski nuk dëshironte ta zbulonte planin, ndërsa kabineti i tij na dërgoi te Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, me shpjegimin se ai po e udhëheq këtë projekt. Grubi nuk iu përgjigj thirrjeve të mediave.

Ndryshe, Behtel-Enka sipas planit të qeverisë, duhet të ndërtojë pjesët e autostradës në Korridorin 8 Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë dhe seksionin e Korridorit 10D Prilep – Manastir. Sipas ekspertëve, përzgjedhja e kësaj kompanie ka ngjashmëri me përzgjedhjen e Kompanisë kineze Sinohidro, e cila po ndërton autostradën Kërçovë – Ohër, për të cilën ka proces gjyqësor për zyrtarë nga qeveria e mëparshme.

Baby Boo