Ligi i ri për mbikëqyrje inspektuese në procedurë kuvendore


Tejkalimi i mospërputhshmërisë dhe dobësive të detektuara në zbatimin e Ligjit të tanishëm për mbikëqyrje inspektuese dhe vendosja e konceptit të ri përmes planifikimit në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe njëkohësisht kryerja e mbikëqyrjes inspektuese, me çka do të arrihet transparencë më e madhe, parashikueshmëri dhe siguri juridike për subjektet e mbikëqyrjes, ka për qëllim sjellja e ligjit të ri që sot në leximin e parë kaloi në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, theksoi se vendimi i ri duhet të mundësojë aspekt parandalues të mbikëqyrjes inspektuese, përmes vendosjes së vërejtjes si masë primare inspektuese dhe afat që subjekti ta heq parregullsinë.

Me ligjin, sipas tij, rritet siguria dhe parashikueshmëria e subjekteve për mbikëqyrjen, me obligimin për listat për vlerësim dhe gradizimin e rrezikut, përmirësohet efektiviteti i Këshillit të Inspektimit, si dhe mekanizmat koordinuese dhe kontrolluese për ndjekjen e punës së shërbimeve inspektuese.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Llashkoska theksoi se kanë më shumë vërejtje në ligjin e propozuar dhe paralajmëroi se do të intervenojnë me amendamente, por tha, se çfarë do të jenë ato do të vendosin pasi në debat publik ta dëgjojnë mendimin e palëve të interesuara.

Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në lexim të parë ishin shqyrtuar edhe ndryshimet e Ligjit për Çmime Shtetërore, me të cilat duhet të mundësohet vendosja e Çmimit të ri shtetëror për zhvillimin e të drejtave të njeriut, që do ta mbajë emrin e Meto Jovanovskit. Propozohet që Çmimi të dorëzohet më 10 dhjetor – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Iniciativa e vendosjes së Çmimit të Shtetit nga fusha e të drejtave të njeriut që do ta mbante emrin e themeluesit dhe kryetarit të parë të Komitetit të Helsinkit, Meto Jovanovski, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë është sjellë nga Komiteti i Helsinkit.

Meto Jovanovski ishte (1928-2016) shkrimtar, përkthyes, redaktor shumëvjeçar i programit filmik të RTVM-së, kryetar i Qendrës së pensionistëve të Maqedonisë, themelues i Forumit të të Drejtave të Njeriut, të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, si dhe njëri prej themeluesve të organizatës joqeveritare për luftë kundër korrupsionit “Transparencë zero-korrupsion”. Si aktivist i fushës së të drejtave të njeriut, Meto Jovanovski mori pjesë në konferenca të njohura ndërkombëtare në të cilat në mënyrë aktive e mbrojti promovimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.

Me vendosjen e Çmimit të shtetit nga fusha e të drejtave të njeriut që do ta mbajë emrin e Meto Jovanosvkit do të krijohet bazë juridike që t’u jepet mirënjohje shoqërore individëve, grupeve të personave, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve që me aktivitetin e tyre kanë dhënë kontribut drejt promovimit, mbrojtjes dhe zhvillimit të të drejtave të njeriut.

Në përputhje me Ligjin, në vend jepen çmimet shtetërore “11 Tetori”, “23 Tetori”, “22 Nëntori”, “8 Shtatori”, “Shën Kliment i Ohrit”, “Goce Dellçev”, “Mito Haxhi Vasilev Jasmin”, “Nëna Terezë”. ..

Baby Boo