Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski është gatshëm të kërkojë falje për gabimet


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në emisionin “Ja sakam Makedonija” (E dua Maqedoninë) të TV Sitel tha se si njeri është i gatshëm t’i kërkojë falje çdokujt të cilit qeveria paraprake ose ai si njeri i ka bërë padrejtësi, por potencoi se pushteti paraprak ka bërë shumë vepra të mira për shtetin, transmeton Portalb.mk.

“Në përudhë prej 11 vitesh është normale që një njeri i cili punon të bëjë edhe gabime dhe këtu nuk duhet të ketë dilemë. Nuk mund të jet 100 për qind të suksesshëm në atë që bën. Kuptohet edhe në vizitat e mia nëpër komunitete komunale, unë e bëj atë dhe kërkoj falje për atë që VMRO-DPMNE-ja dhe unë personalisht paqëllim kemi gabuar që nuk duhet të jetë diçka e çuditshme, as e keqe për një politikan”, tha Mickoski.

Udhëheqësi i emisionit Aleksander Bllazhevski tha se nuk ka parë ndonjë politikan që ka kërkuar falje për gabimet që ka bërë, Mickoski i tha se ai absolutisht nuk ka problem që ta bëjë me të gjithë të cilët me argumente do t’i thonë se gjatë udhëheqjes së tij të VMRO-DPMNE-së ose gjatë kohës së periudhë së qeverisë së VMRO-DPMNE-së i ka shkaktuar diçka me vetëdije ose pa, është normale se do të kërkojë falje. Por tha se duhet të potencohet se gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së janë punësuar 180.000 persona.

Baby Boo