Lideri çeçen nxjerr një nga 12 fëmijët e tij në luftë, Adami 14 vjeçar do të luftojë kundër Ukrainës


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ndodhet i pozicionuar krah Vladimir Putin, në luftën e nisur kundër Ukrainës. Raportohet se Kadyrov përveç vetes dhe ushtarëve të tij çeçenë, ka nxjerrë në luftë edhe një nga 12 fëmijët e tij, transmeton Reporteri.net.

Adam Kadyrov, djali 14-vjeçar i liderit çeçen i është bashkuar ushtarëve rusë për t’i ardhur në ndihmë në rrethimin e Mariupolit.

Ramzan Kadyrov ) tha se donte që djali i tij, i cili është një nga 12 fëmijët, ‘të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e bashkëluftëtarëve tanë’, raporton Daily Mail.

Baby Boo