Liderët e BE-së në video-samit për krizën me koronavirusin, pritet edhe konfirmim për negociatat me Shkupin dhe Tiranën


– Shefat evropian të shteteve dhe qeverive në orën 16:00 pasdite do të takohen përmes videokonferencës për samitin e rregullt pranveror të Bashkimit Evropian.

Pika kryesore e rendit të ditës do të jetë kriza me koronavirusin, pasojat e tij shëndetësore dhe ekonomike dhe mënyra e BE-së se si planifikon të ballafaqohet me to.

Komisioni Evropian si dhe Banka Qendrore Evropiane dhanë dritë të gjelbërt për zbutje të rregullave financiare dhe buxhetore për vendet anëtare që të mund t’i ndërmarrin masat e nevojshme për muajt e ardhshëm dhe ta zbusin goditjen ekonomike që vijon.

Në dispozicion vendosen edhe fondet e solidaritet për ballafaqim me krizën, por mbeten të hapura mospajtimet dhe tensionet midis vendeve, veçanërisht në lidhje me moskoordinimin e masave në BE. Derisa disa vende sollën vendime për izolim të rreptë që të parandohet përhapja e koronavirusit, mes të cilave Holanda, mbetet në qëndrimin se nevojitet të ndërtohet “imunitet kolektiv”, qëndrim i cili shkon kundër rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në video-mbledhjen e fundit të vendeve-anëtare të Eurozonës, Holanda gjithashtu vuri në dijeni se është kundër solidaritetit më të madh ekonomik në BE për ballafaqimin me pasojat.

Vendet anëtare do të duhej, përderisa kanë kohë, edhe t’i përsërisin konkluzionet e Këshillit të fundit për punë të përgjithshme të BE-së në të cilën është vendosur të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Baby Boo