Libri provokues për Kosovën Haradinaj-Sublla: Është përtej ska*ndalit diplomatik


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas fotografimit të librit provokues për Kosovën në zyret e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi duke thënë se është përtej ska*ndalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim.

“Është përtej skan*dalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së Olivér Várhelyi me Vuçiqin me ekspozim të qëllimshëm të librave shov*inistë me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane. Projeksionet e tilla kanë vde*kur, bashkë me regjimin gjen*ocidal të Millosheviqit”, ka shkruar ajo, duke theksuar se duhet ta ketë të qartë çdo tavolinë e çdo përfaqësues se Republika e Kosovës është një dhe e pace*nueshme.

“Kosova e 17 Shkurtit nuk preket”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit me Avdullah Hotin është pritur nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Në zyrën e këtij të fundit shihet një libër i vendosur mbi tavolinë i titulluar: “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” ( Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë)

Baby Boo