Liberalizimi i energjisë elektrike fillon nga 1 janari – mbetet energjia e lirë elektrike


Nuk ka tërheqje të liberalizmit të tregut të energjisë elektrike. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm edhe amvisëritë lirshëm  do të mund të zgjedhin se nga kush do të furnizohen me energji elektrike. Do të kenë zgjedhje të mbesin te furnizuesi universal, për çka  procedura  për zgjedhje  duhet të fillojë në shtator, ose të zgjedhin te tregtarët  të cilët kanë licencë për atë, ndërsa për momentin janë 20-të. Në tregun e rregullt mbesin kushtet e njëjta për furnizim me energji elektrike sikur deri tani me mbajtjen e tarifës së njëjtë.

“Prolongimi nuk është i mundur. Ligji është i qartë. Liberalizimi fillon me zgjedhjen e furnizuesit universal, përkatësisht pritjet janë diku në fillim të vitit 2019. Mund të fillojë liberalizimi edhe pa zgjedhje, sepse  deri në zgjedhjen e furnizuesit universal këtë veprimtari do ta kryejë EVN Maqedoni”, deklaroi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski para seancës përgatitëse  në të cilën duhet të vendosen aktet nënligjore.

Procedura për zgjedhje të furnizuesit universal, siç tha, duhet të fillojë mes 3 dhe 5 shtatorit dhe atë në tender ndërkombëtar që e zbaton Qeveria dhe pritet deri në fund të vitit të zgjidhet.

Sipas tij nuk pritet ndryshim i çmimit të energjisë elektrike te amvisëritë me vendosjen e furnizuesit universal dhe se është e volitshme ata të mbesin në tregun e rregullt.

“SHA ELEM do të jetë furnizues më i madh në furnizimin universal, ashtu që nga aspekti i çmimeve të tregut të rregullt nuk priten disa ndryshime. Duke e marrë parasysh çmimin ekzistues të ELEM dhe çmimet ekzistuese të tregut të energjisë elektrike në këtë moment në RM për amvisëritë  do të ishte më e volitshme me këto kushte  të cilat i kemi tani të mbesin në tregun e rregullt”, theksoi Bislimovski.

Ai shtoi se te ato amvisëri që do të zgjedhin të furnizohen përmes furnizuesit universal do të mbetet koncepti i energjisë elektrike të lirë. Në tregun e rregullt,  potencoi do të vlejnë kushtet e njëjta siç janë dhe deri tani në lidhje me tarifën e lirë për amvisëritë. Energjia e lirë elektrike nuk hiqet, i tillë është edhe propozim-teksti që shqyrtohet në seancën përgatitëse të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Amvisërive, sipas gjendjes së tanishme, u qëndrojnë në dispozicion edhe 20 furnizues me energji elektrike të cilët kanë marrë licenca,  por që aktive janë mes shtatë deri në nëntë furnizues, ndërsa Bislimovski pret ato të jenë inovative dhe të japin oferta për amvisëritë.

Bislimovski vlerësoi se deri tani liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është jashtëzakonisht shfrytëzues për kompanitë të cilat dolën në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke i marrë parasysh çmimet në momentin e tregut të rregullt dhe të tregut të lirë.

Risi, siç potencoi kryetari i KRRE-së, është që prodhuesit dhe konsumatorët do të kenë mundësi për kompensim për shkak të cilësisë së ulët të dërgesës së energjisë elektrike dhe për shkak të energjisë elektrike jo të porositur dhe prodhuesit të kenë të drejtë  të kompensimit adekuat të dëmit nga ana e operatorit të sistemit të transmetimit – MEPSO edhe nga ana e operatorit të sistemit elektrodistributiv ajo është EVN nga Shkupi.

Komisioni Rregullator për  Energjetikë  deri më 5 shtator duhet t’i sjellë  të gjitha aktet nënligjore, ndërsa pastaj të shpallet tenderi për zgjedhje të furnizuesit  universal me energji elektrike. Pritet tërë procedura të përfundojë  deri në fund të vitit dhe nga 1 janari të funksionojë.

Baby Boo