Lëvizja për Iliridën e vërtetë, apo një iluzion


Ka gati një javë që qarkullojnë në mediume informacione të ndryshme se Maqedonisë po i shtohet edhe një parti e re politike shqiptare, parti kjo e cila për qëllim do të ketë unitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët sipas saj do t’i bashkoj në një shtet të ri autonom dhe autokton që do ta quajnë “Republika e Iliridës”.

Në referendumin që u mbajt më datë 11 dhe 12 janarë të vitit 1992 për “Autonomi politike dhe teritoriale të shqiptarëve në Iliridë IRJM” shumica e qytetarëve votuan për një shtet territorial dhe politikisht të ndarë nga Sllavo – Maqedonët, Ilirida u vetëshpall më 6 prill të vitit 1992 nga aktivist të qyteteve të ndryshme të Maqedonisë e ku që nga viti 2011 për Kryeministër u zgjodh Baki Sulejmani nga Gostivari.

I intervistuar nga gazetari i portalit Pa Censurë, Baki Sulejmani komenton takimin i cili sipas tij aspak nuk ka të bëj me formimin apo themelimin e ndonjë subjekti politik shqiptar, ai njëherit pohoi se ai takim ka qen vetëm një takim miqësor pas një kohe të gjatë

‘ Ky takim i joni miqësor aspak nuk kish të bëje me ndonji qëndrim konkret për themelim apo ma mirë me thënë angazhimin tim personal në subjektin e apostrofuar më lartë për dy arsye : E para , Unë me plotë përgjegjësi morale pohoj se ai takim me ata njerëz ndodh për here të parë pas shumë vitesh edhe atë me iniciativë të pjesës tjetër të etiketuar në atë foto-intelegjente, dhe mesa duket në këtë drejtim më vjen keq të them, por sikur njerëzit harojnë nganjëherë ose pa nuk duan që të investojnë asgjë për tu ballafaquar me të kaluarën e tyre dhe në këtë mënyrë ngatrojnë nocionin e përgjegjësive individuale me ato kolektive , sikur nuk dijnë që të shmangen nga ngarkesat e nduarnduarshme të politikave ditore,kështu që ne pastaj të gjithë sëbashku detyrohemi të meremi me zbërthimin e pragmave absurde mbi të cilat njerzit zakonisht padashje ndërtojnë botëkuptime me infinitive hapsinore gjë që ndikon edhe në nxitjen e futjes në përdorim të sistemit tone rezistues mbi rethanat e determinuara nga vetë sistemi jonë i mendimit në lidhje me aftësitë tona për tiu shmang ose ik manipulimeve të karakterit, tiparit dhe personalitetit tonë në kushte kur e vërteta do të duhet ta sfidojë manipulimin dhe të dalë në pah mbi atë që sot në kushtet e zhvillimit të fortë tekniko-teknologjik do të dukej madje edhe si chek-in policy , ose copy-paste systems. Dhe e dyta në kushte të sodit ka një shprehje “..mali me malin takohet e lëre më miku me mikun..”’

Në pyetjen se a është në Procedurë formimi i partisë Lëvizja për iliridën dhe a do të jetë z.Sulejmani pjesë e këtij subjekti? Ai u përgjigj duke thënë: Vlersoj se përgjigjen e kësaj pyetje do të duhet ta kërkoni tek ata që e promovojnë këtë nismë..!, Unë veproj në atë mënyrë që maksima e vullnetit tim të mund të vlejë si parim i një legjislacioni të përgjithshëm.

Sulejmani thekson se keqpolitikbërja në Maqedoni e konkretisht ajo shqiptare ka dërguar në një qorsokak ku jemi ngulfatur, e dita ditës sipas tij, rinia po le mëmëdheun dhe nuk mbetet gjë tjetër përveç valixhes dhe gurbetit.

Vlersoj se komformizmi i frikshëm i partive politike shqiptare në raport me dhimbjen e shkaktuar nga sistemi dhe elementet sistemore të shtetit, ku ne jetojmë dhe veprojmë , ngulfati ëndrën për të qenë i drejtë, i mençur, i saktë , i çlirë dhe i lire, këtë më së miri e tregoi me reagimiin e vetë të qetë rinia e jonë e cila mori rrugën e mërgimit pa ndonji sinjal shprese për tu kthyer , dhe sigurisht në një të ardhme të afërt këtë do ta paguajmë me nji kosto shumë të lartë. Kjo si pasojë e asaj se kjo rini e ironizuar dhe e injorizuar nuk ishte e gatshme të akceptojë formulën dhe praktikën e deritanishme të politikbërjes në hapsirat tona, respektivisht ata saktë detektuan anomalinë e mashtrimit politik dhe të njejtën e graduan në nivel të “ Të gënjeshtrës epokale “,.Partitë politike aktuale por edhe ato që do të formohen duhet ta kenë për imperativ punësimin e kësaj rinie ngase punësimi është mekanizëm i qëndrueshmërisë dhe preventivë e stabilitetit psikologjik, punësimi mbron personalitetin dhe dinjitetin e çdonjërit prej nesh, dhe jo vetëm kaq, vlersoj se agjendaat dhe programet e partive politike shqiptare në kushtet e sodit këtë imperativ duhet ta ngrisin në shkallë kombëtare si urgjencë dhe fokus primar, ngase duhet të mësojmë shumë nga thënia ..” Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse dot ju hanë qentë e armiqve tuaj ..”!

Ai përfundon duke lutur partit politike shqiptare që janë në veprim dhe atyre që do të formohen të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre konkretisht për rininë sepse siç thotë Sulejmani, vetëm punësimi i të rinjëve do të na shpie ta shikojmë dritën në fund të tunelit

Baby Boo