Lëvizja BESA zgjodhi kryetarin e degës në Zvicër


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka shprehur disa zotime në një tubim me mërgimtarët tanë në Zvicër.

“Në një atmosferë impozante, në mesin e qindra bashkëatdhetarëve, sonte qëndrova në Zürich të Zvicrës për të bashkëbiseduar për shumë çështje. Nga pothuajse të gjitha trevat shqiptare në vend dhe rajon, së bashku me nënkryetarët Fatmir Limani dhe Blerim Sejdiu si dhe sekretarin organizativ Adnan Azizi nga afër u njoftuam për problemet e tyre të përhershme, si malltretimi që u behet në kufi e deri tek shërbimet administrative.

Përpara tyre u zotova se së shpejti shërbimet komunale do të digjitalizohen të gjitha për të lehtësuar kështu punën e tyre. Njëkohësisht e dhash BESËN se përfaqësimi ynë i drejt në komunë do të jetë shembëlltyrë gjithandej qyteteve tjera shqiptare në RMV për një qeveri të re, shërbëtore të popullit dhe ndihmesë për ta.

Gjithashtu, formalizuam kuvendin e degës së Lëvizjes BESA në Zvicër, ku për kryetar të degës u zgjodh profesori i artit z. Arsim Saliu. Bashkë do të shihemi edhe herave tjera, me projekte të tjera, pasi bashkëatdhetarët tanë do të jenë pjesë e vendimmarrjes në qeverinë e re”, ka deklaruar Kasami.
(INA)

Baby Boo