Lëvizja BESA: Zaev po thellon ndasitë


Kur partitë politike shqiptare u takuan bashkë për të diskutuar vetëm çështje etnike të shqiptarëve, e te cilat u paraqitën në formë transparente para opinionit publik, asokohe në Maqedoni u bë zhurmë shumë e madhe saqë eskaloj në retorikë politike të disa eksponentëve të lartë shtetëror, ndërsa kur sot takohen dy liderë të partive maqedonase, që diskutojnë për çështje që nuk janë etnike mes maqedonasve, por çështje që kanë të bëjnë me procese shtetërore, thuajse askush nuk e bën problematike aq më tepër që ky takim nuk ishte aspak transparent pasi që edhe sot nuk dihet se për çka është diskutuar. Kështu e nis reagimin e tij, sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanis Hoxha, ndërsa komenton takimin e djeshëm Zaev-Mickovski.

“Për Lëvizjen BESA është totalisht e papranueshme që shqiptarët, respektivisht përfaqësuesit politik të shqiptarëve të mos përfshihen në vendimmarrjen për procese kaq të rëndësishme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë edhe interesat e shqiptarëve. Ligji për prokurorinë publike, e ardhmja e prokurorisë speciale, hapja e kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ligji për transformimin e DSK në agjenci të re të shërbimit sekret, ligjet reformuese si edhe shumë tema tjera, nuk janë çështje ekskluzive vetëm e partive politike maqedonase, por janë tema dhe çështje që kërkojnë një konsensus të gjerë ndër-etnik”, ka thënë Hoxha, ndërsa shton se përjashtimi i shqiptarëve nga konsultimi dhe vendimmarrja për çështje kaq jetike për të ardhmen e shtetit janë vetëm tentim për të prishur kohezionin ndër-etnik në Maqedoninë e Veriut.

“Për fat të keq, po dëshmohet se parulla ‘Një shoqëri për të gjithë’ nënkupton defaktorizimin e plotë të faktorit politik shqiptar dhe hyrje në një epokë të re e cila për fat të keq thellon ndasitë. Lëvizja BESA gjatë gjithë këtij procesi ka shprehur vullnetin e mirë dhe ka luajtur rol konstruktiv për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, prandaj nuk do të lejojmë që dikush të nëpërkëmbë faktorin politik shqiptar. Për këtë shkak apelojmë deri te shumica parlamentare që të ndryshojnë qasjen ndaj faktorit politik shqiptar dhe urgjentisht të riktheje dialogun mes pozitës dhe opozitës duke përfshirë faktorin politik shqiptar që buron nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare deh që ka qenë praktikë shumë vjeçare e dialogimit në këtë shtet”, është shprehur Hoxha i Lëvizjes BESA.

Baby Boo