Lëvizja BESA: Tekniku nënçmoj nëpunësit, kapadahi në Parlament, kapadahi në qeveri e kapadahi në polici!


Kryeministri Teknik, ashtu siç edhe e ka emrin, dje teknikisht u paraqit në zyrat e policisë në Tetovë. Kapadahi në Parlament, kapadahi në Qeveri, kapadahi në polici, kështu paraqitje ka ky njeri, ngado që shkon.

Kryeministri Teknik, dje erdhi në vizitë ad-hoc në policinë e Tetovës, gjoja se për të inspektuar procedurat e nxjerrjes së dokumenteve personale. Ai qortoi nëpunësit se për tollovinë e krijuar para sporteleve, por harroi se, ai dhe partia e tij janë përgjegjës për këtë maltretim të qytetarëve të Tetovës me rrethinë. Talati dje, me vetë gojën e vet, na dëshmoi se sa keq jeton populli shqiptar, ai vetë dëshmoi se në institucionet ku “shefa” janë kuadër të BDI-së, ata institucione kanë dështuar. Talati dje, revoltën e dështimit të tij dhe partisë së tij e nxorri tek nëpunësit shtetëror, duke harruar se ata instucione udhëhiqen nga shefat e BDI-së. Zotri Talat, problemi i institucioneve nuk zgjidhet me emocione e bërtitma, por me zgjidhje ligjore dhe menaxheriale, por pasi që u paraqite ashtu, atëherë duhej që të shkosh të hapësh zyrat e shefave e funksionarëve që keni vënduar ju mbi ata nëpunës, e ti shkarkosh menjëherë nga dita e nesërme, bashkë me veten tënde.

Institucionet që udhëhiqni ju, janë rrënuar dhe nuk funksionojnë, kuptojeni se nuk janë problem nëpunësit por ju. Vetëm atëherë kur do largoheni ju nga insitucionet, vetëm atëherë do kemi funksionim të institucioneve.

Me problemet që ju i krijuat, i latë qytetarët që vetë të ballafaqohen me krizat, duke mos ditur se si tju ndihmoni, me problemet e keqmenaxhimit të kuadrove tuaj, sot qytetarët kanë ardhur në këtë gjendje.

Fatkeqesisht, Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk ka integruar asnjë institucion që ka udhëhequr deri më sot, por ka devalvuar çdo vlerë shoqërore e mbytën shpresën e cdo shqiptari, sot në vend se tju rrit rrogat e nëpunësve shtetëtor ai paturpësisht ofendon këta nepunes. Zotri Tekniku, je ti ai që duhet të japish llogari para qytetarëve sepse ti je votuar 22 vite, nuk janë votuar nëpunësit, andaj edhe ndaj tyre je i obliguar të japësh llogari për këtë dështim.

Që kjo vizitë të jetë edhe më skandaloze, TEKNIKU, harroi se mjetet për punë të këtyre punëtorëve, obligim që t’i sigurojë e ka Qeveria që udhëheq ai dhe partia e tij 22 vite. Zotri Kryeministri Teknik, ju duhet të jepni llogari përse e gjithë Tetova me rrethinë, me 6 komuna përreth, me mbi 200.000 banorë, ka vetëm një zyrë për nxjerrjen e dokumentave personale?!

Popullata, zotri TEKNIKU, do ua japë përgjigjen në zgjedhjet e radhës, edhe atë jo vetëm me dëbimin tuaj por edhe me përgjegjësinë që do i jepni pas 8-të Majit për shkatërrimin e çdo vlere njerëzore në këtë vend.

Dhe në fund fare,

I vetëshpalluri “Ajnshtajn”, dje keni bërë shkelje ligjore, pasi të paraqitesh në institucionet shtetërore pa paralajmëruar dhe futesh me kamera, është shkelje ligjore dhe keqpërdorim i të dhënave personale të qytetarëve.

Nënkryetar i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu
24.02.2024
Lëvizja BESA

Baby Boo