LËVIZJA BESA: NUK KA VEND PËR PANIK, VAZHDON PROCEDURA GJYQËSORE


Lëvizja BESA ka reaguar ndaj një lajmi të rrejshëm që ka të bëjë me kontestin rreth vulave të partisë. Lideri i partisë Afrim Gashi ka sqaruar se procedura gjyqësore për vulat e partisë është kah fundi dhe se të njejtat do t’i kthehen themeluesve të saj të vërtetë.

Reagimi i Lëvizjes BESA:

Pas publikimit në një portal se, gjoja grupi i mashtruesve dhe falsifikuesve të emrit dhe të brendit të Lëvizjes BESA, e kanë fituar kontestin gjyqësor, po sqarojmë për opinionin e gjerë dhe aktivistët e denjë të Besës se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe se kontesti gjyqësor vazhdon.

Në dokumentet që i ka publikuar portali përkatës, pa e marrë edhe qëndrimin tonë, shihet qartë se Gjykata Themelore II i ka pranuar ndryshimet statutare që ata i kanë mbajtur në të a.q. kongres të partisë dhe nuk ka të bëjë fare me kontestin tonë gjyqësor.

Me këtë rast e njoftojmë opinionin se, pas anulimit të vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e Apelit, procedura gjyqësore vazhdon në Gjykatën Themelore II dhe kjo pritet të përfundojë së shpejti, duke e kthyer Lëvizjen BESA në atdheun e saj autokton, te anëtarësia dhe themeluesit e saj të vërtetë.

Baby Boo