Lëvizja BESA me kryetar Kasamin: Republika e Maqedonisë së Ilindenit, e papranueshme për shqiptarët


Nga Lëvizja BESA nga kryetari Bilall Kasami thonë se çështja e zgjidhjes së kontestit me Greqinë rreth emrit duhet të ketë një epilog sa më të shpejtë për të hapur rrugën e Maqedonisë drejt antarësimit në NATO, ne ripërsërisim qëndrimin tonë se çdo zgjidhje eventuale për emërtimin e ri të shtetit duhet që të mos përmbajë emërtime që favorizojnë një etni apo emërtime që favorizojnë një religjion, pasi që Maqedonia është shtet i cili realitetin e vet shoqëror e ka multi-etnik edhe multi-religjioz.

Ndërsa shtojnë se Greqia ka konfirmuar se në tavolinën e negociatave është emërtimi “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, dhe shtojnë se ky emërtim nuk pasqyron realitetin multi-konfecional të shtetit që jetojmë dhe imponimi i këtij emërtimi do të sillte ndasi edhe më të mëdha brenda shtetit si dhe do hapte një çështje të re akoma me delikate në raportet brenda etnike dhe religjioze në vend”.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin se përmes këtij emërtimi asocohet në Republikën e Krushevës, që për ne nuk ka asgjë kontestuese, por përdorimi i termit “Ilinden” që asocon me ditën e shpalljes të Republikës së Krushevës dhe ditën e festës ortodokse (Shën Ilija), është  emërtim fetar që përjashton bashkësitë e tjera fetare në Maqedoni, përveç asaj ortodokse, gjë që është në kundërshtim me realitetin multi-konfecional që ka shteti”.

Gjithashtu nga Lëvizja BESA, rikujtojnë kryeministrin e vendit Zoran Zaev se forma që ai ka zgjedhur duke ulur në tavolinë vetëm opozitën maqedonase të kryesuar nga VMRO-DPMNE, po lë përshtypjen se konsensusi që ai do të arrijë përjashton opozitën shqiptare që tashmë përfaqson pjesën më të madhe të popullatës shqiptare në Maqedoni, dhe çdo zgjidhje për çështjen e emrit pa dakordimin e pjesës më+ të madhe të shqiptarëve do hapte probleme edhe më të mëdha në të ardhmen

Baby Boo