Lëvizja Besa i ndez motorët, 6 takime për një natë


Sonte eksponentët e Lëvizjes BESA në tërë territorin kanë vizituar vendbanime të ndryshme duke bashkëbiseduar me qytetarët, Sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha dhe ai organizativ, Adnan Azizi bashkëbiseduan me banorët e fshatit Opajë të komunës së Likovës.

Nënkryetarët e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli dhe Abdush Demiri kanë bashkëbiseduar me banorët e Balindollit të Gostivarit.

Nënkryetari, Kastriot Rexhepi bashkë me kryetarin e komunës së Zhelinës kanë bashkëbiseduar me banorët e fshatit Çiflik dhe Grupçin të komunës së Zhelinës.

Ndërkaq, kryetari i BESËS, Bilall Kasami ka qëndruar në Tetovë, ku bashkë me sekretarin e departamenteve, Binas Pajaziti dhe kryetarin e degës së Tetovës, Gazmend Aliu kanë vizituar nëndegët e lagjes Teteks 2 dhe Drenovec.
Mobilizimi dhe aktivizimi i Lëvizjes BESA vetëm se shkon duke u shtuar gjersa afrohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Baby Boo