Lëvizja Besa e Kasamit, kërkon post ministror për të hyrë në Qeveri


Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami në bisedimet për të hyrë në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev ka kërkuar njërin nga postet ministrore.

Deputeti Fadil Zendeli sot deklaroi se në takimin e mbajtur të hënën ndërmjet Bilall Kasamit dhe Zoran Zaevit, është biseduar që ky krah i Lëvizjes BESA të hyjë në Qeveri, mirëpo i është kërkuar Zaevit se ata janë të interesuar që të udhëheqin një post ministror me resor. Po ashtu sipas Zendelit ditëve në vijim, duhet të mbahet takim i radhës, që sipas tij duhet të bisedohet për resorët dhe për emrat eventual.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se po mbarojnë bisedimet me partnerët eventual në Qeveri, që siç njoftoi se ka realizuar takime me krahun e Lëvizjes BESA, të udhëhequr nga Afrim Gashi , si dhe me PDSH-në.

Ndërsa informacione zyrtare për bisedimet ende nuk ka.

Baby Boo