Lëvizja BESA dhe Aleanca: Jemi më të bashkuar se kurrë dhe do të dalim fitimtarë edhe në zgjedhjet e ardhshme


“Zërat për ndërprerje të gjoja çdo bashkëpunim me partinë e Ziadin Seles, nga ana e Lëvizjes Besa në qytetin e Dibrës, jo që nuk janë aspak të vërteta, por janë janë tepër të ulta dhe tendencioze të porositura nga ata që i kapluar nga frika e debaklit që pritet të pësojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër”, thonë nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.
Sipas tyre, nuk ka kurfarë çarjesh mes kêtyre dy subjekteve, por përkundrazi ka një bashkëpunim të ngushtë si për zgjedhjet e parakohsme lokale në Dibër, poashtu edhe në ato presidenciale. Nga Lëvizja Besa thonë se ata qëndrojnë fuqishëm pas kandidatit të Aleancës për Dibrën, dr Arben Agollit si dhe kandidatit të pavarur shqiptarë për president, profesor Blerim Rekës.

“Nuk ka kurfarë çarjesh mes dy subjekteve, do të përkrahet fuqishëm si dr Agolli për të drejtuar qytetin e Dibrës, poashtu do të jemi bashkë edhe në përkrahjen e kandidaturës së profesor Blerim Rekës me gjithe shqoptarët në garën presidenciale. Jemi mê të bashkuar se kurrë dhe do të dalim fitimtarë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Baby Boo