“Levica” nderon dëshmorët shqiptarë në Jabollçisht të Velesit, akuzon partitë shqiptare për mosrespekt


Partia e drejtuar nga Dimitar Apasiev, ka kryer homazhe në fshatrat Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm tek varrezat dhe monumentet e partizanëve të rënë gjatë Lu*ftës Nacional Çlirimtare. Sipas “Levica”-s, shqiptarët e këtyre fshatrave kanë lu*ftuar krah për krahu me partizanët maqedonas kundër, siç thonë ata, okupatorit bullgar. “Levica” akuzon partitë shqiptare se i kanë lënë në harresë këta dëshmorë.

“Tetëdhjetë vjet pas kësaj masakre ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, ne jemi dëshmitarë se asnjë parti politike apo politikan që i përket të ashtuquajturit ‘blloku shqiptar’ nuk i respektoi partizanët shqiptarë, të cilët lu*ftuan krah për krahu me shokët maqedonas kundër pushtuesit fashist. Në vend që të zhvillohej një politikë e afrimit midis grupeve etnike që lu*ftuan së bashku kundër pushtuesit fashist, elita politike nga të ashtuquajturat ‘blloku shqiptar’, jo vetëm që neglizhon monumentet dhe faktet historike që çojnë në mënyrë të pashmangshme në ndërtimin e një shteti shoqëror ku të gjithë janë të barabartë, por drejton vazhdimisht një politikë të motivuar nga idetë secesioniste që çojnë në ndarje të thella shoqërore”, shkruhet në kumtesën e “Levica”-s.

Më tej në sqarimin e kësaj partie thuhet se gjatë masakrës së vitit 1942, fashistët bullgarë kishin hyrë në fshatrat Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm duke kërkuar vendndodhjen e partizanëve maqedonas, por që sipas kësaj parite, shqiptarët nuk i kishin tradhtuar partizanët, prandaj edhe ishin masakruar e torturuar.

“Siç është treguar shumë herë në histori, maqedonasit dhe shqiptarët mund të lu*ftojnë së bashku për një ide dhe shtet të përbashkët, por ky lloj sistemi nuk i nevojitet elitës politike kr*iminale, e cila i mbush jashtëzakonisht xhepat duke krijuar ndarje etnike”, përfundon njoftimi i partisë së Apasievit./KlanMacedonia

Baby Boo