“LEVICA” me pamflete kundër regjistrimit (FOTO)


“Levica” e Apasievit vazhdon me fushatën pro*paganduese kundër regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kesaj radhe “Levica” ka botuar pamflete me mesazhin “Nuk hapi derën”. Në këtë pamflet qëndrojnë disa pika, ku “Levica” pretendon se regjistrimi në kohë pandemie është anti*kushtetues dhe se ce*non shëndetin e qytetarëve, trasnmeton TS.

Sipas “Levicës” regjistrimi zhvillohet për të “shqiptarizuar popullsinë e tërë muslimane në Maqedoninë Perëndimore” dhe se synon “paraqitjen në mënyrë artificiale të të ashtuquajturës pakicë bullgare në Maqedoninë Lindore”.
Dimitar Apasiev më parë ka reaguar edhe për angazhimin e parreshtur të Zv. Kryeministrit të Parë Artan Grubi, i cili ka trazuar politiken shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri për t’i mobilizuar shqiptarët që të regjistrohen masivisht.

“Pasi që Albin Kurti u bëri thirrje shqiptarëve nga diaspora të regjistrohen masivisht në regjistrimin në Maqedoni, edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të njëjtën. Përveç kësaj, Zëvendës Kryeministri i Parë Artan Grubi u mburr se anëtari i partisë së tij, Bujar Osmani, nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, loboi për njohjen e Kosovës nga Spanja.

Kjo tregon që funskionarët shqiptarë po punojnë në një mënyrë të koordinuar për të arritur axhendat etno-nacionaliste shqiptare, dhe Regjistrimi në Maqedoni, së bashku me Projektligjin për Shtetësinë, do të jenë vetëm disa nga një seri e mjeteve të tilla politike që do të përdoren në të njëjtin drejtim” pati deklaruar kështu Apasiev.

Baby Boo