Letra e nënës kushtuar fëmijës me sindromën Down


“Vajza ime e bukur, ndryshuesja e jetës sime, dhurata ime e mirëfilltë nga Zoti. Unë dua që të dish disa gjëra për veten tënde, që të tjerët mund të mos i dinë. Unë dua të të them se sa ke ndikuar, jo vetëm tek unë, por tek kaq shumë jetë në gjithë këtë botë të madhe. Unë dua të tregoj për mënyrën e veçantë që të krijoi Krijuesi ty. Unë e di që je vetëm tre vjeç në kohën kur po e shkruaj këtë, por kur të jesh më e madhe, do ta kuptosh se sa e mrekullueshme je në të vërtetë. Një ditë mbase nuk do të jem këtu për të thënë se sa krenare jam me ty. Kështu që unë do ta shkruaj dhe ta vendos në një libër që ti ta lexosh më vonë, në mënyrë që asnjëherë të mos harrosh sa e veçantë je”

Baby Boo