Letër nga Stoltenbergu: Shkupi dhe Athina deri më 15 shkurt të mbarojnë me Marrëveshjen e Prespës


NATO pret që më 15 shkurt Kuvendi i Maqedonisë dhe Greqisë t’i mbarojnë procedurat rreth Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Sipas gazetës “Katimerini”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka porositur se Aleanca dëshiron procesi sa më shpejt të mbarohet.

“Ekziston një letër e sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën thirr të mbarohen të gjitha procedurat në Shkup dhe Athinë deri më  15 shkurt të vitit 2019”, thuhet në tekstin e “Katimerinit”.

Faza e fundit e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në terren të brendshëm fillon të mërkurën e ardhshme, për të cilën është caktuar seancë kuvendore me katër pika të rendit të ditës – konstatim të propozim amendamenteve kushtetuese, miratimi i tyre, shpallja e amendamenteve dhe miratimi i propozim ligjit kushtetues për zbatimin e tyre.

Edhe në Athinë po përshpejtohet procesi. Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Xanakopulos, këtë e ka konfirmuar për Njuz24/7 se në Kuvendin e Greqisë ka shumicë të votave.

Baby Boo