LETËR NËNËS QË NUK E DESHI KURRË!


Shkruan Edi Oga
‘Ish e dashur nënë! Të gjithë i uruan nënat e tyre për festë, kurse unë nuk mundem! Unë të kam dashur më shumë se gjithçka në këtë Botë, ti nuk më ke dashur kurrë!
Unë e di që ti sot më urren, por unë e kam vendosur; unë do ta pranoj mandatin!
Kam arsyet e mia nënë! Ti nuk ke qenë kurrë nënë e mirë me mua!
Nëna i do të gjithë fëmijët njësoj, ti jo! Ti disa i ke përkëdhelur më tepër, u ke dhënë para, shtëpi e katandi, pushime dhe rroba të shtrenjta dhe gjithfarë qejfesh e gëzimesh. Mua jo. Nënë, unë jetoj vetë i gjashti në një shtëpi shtatëdhjetë e dy metra katror, kurse ti fëmijëve të tu të preferuar u dhe vila në bregdet e në mal me banjo për mace e qen. U dhe duplekse me ashensor dhe gjenerator privat në mes të parkut! Ata i krimbe në para, kurse unë mbeta me rrogë shteti. Ti ke bërë diferencime nënë! Megjithëse edhe unë lodhesha duke punuar më shumë për ty sesa për vete, ti ata i vije gjithmonë në krye të listës, i bëje deputetë e ministra, kurse mua më thoshe ‘mos u mërzit të keqen se do rregullohesh edhe ti”! Sot ka ardhur dita të rregullohem o nënë! Nuk dua t’u bindem motrave dhe vëllezërve më të mëdhenj tekanjozë, të përkëdhelurve të tu, atyre që nuk kanë të ngopur; sot dua të mendoj vetëm për bythën time! Të marr një dorë lekë ‘cash’ edhe unë, disa rroga të majme, dieta, shpërblime dhe në fund një pension dinjitoz. Si mendon?’
Nëna parti e lexoi letrën, shau, mallkoi, u ul dhe shkroi:
‘Bastardi im i vogël! Ti kurrë nuk ke qenë im bir! Ty mund të ketë lindur çdo nënë, por jo unë! Ti e ti që politika është kur*ë dhe unë nuk mund të jem veçse një e tillë; unë pjell bira kur*ash, nuk pjell budallenj! Unë pjell njerëz që bëjnë hajër për veten e tyre duke gënjyer dhe mashtruar, duke vjedhur dhe grabitur të tjerët dhe njëri – tjetrin. Ti je një qullash, një i paaftë dhe servil. Ti mendon se do fitosh, por gabohesh. Në fund ti do të dalësh më i humbur sesa i humburi. Ty do të të përdorin disa bij të një kur*e tjetër dhe do të shqyejnë bijtë e mi të vërtetë.
Nuk kishe si të bëje ndryshe, sepse ti nuk je biri im, ti je i adoptuar!’

Baby Boo