Lëshohet në përdorim sistemi i ri modern për vaditje të tokës bujqësore


Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha me kryeministrin Zoran Zaev dhe disa ministra tjerë të kabinetit qeveritar, lëshuan në përdorim sistemin modern për vaditjen e tokës bujqësore. Në këtë organizim mori pjesë edhe ambasadori gjerman, Otto Graf.
Ja postimi i plotë i ministrit Hoxha:

Së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev, Zëvendëskryeministrin Ljupço Nikolovski, Drejtorin Goran Angelov, Kryetarin e Komunës Pero Kostadinov dhe Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë, Otto Graf, sot në fshatin Udovë, të Valandovës, në mënyrë solemne e lëshuam në përdorim sistemin e ri modern për vaditje të tokës bujqësore.
Bashkarisht shënuam përfundimin me sukses të edhe një projekti kapital dhe të një fillimi të ri për banorët e rajonit të luginës jugore të lumit Vardar.

Faza e dytë e Programit të Ujitjes për luginën jugore të lumit Vardar ka përfunduar brenda afateve të përcaktuar. Vlera totale e Programit tejkalon 24,000,000 €, prej të cilave 30% e shumës totale është siguruar nga Buxheti i MBPEU-së dhe 70% në marrëveshje me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ky sistem i ri modern dhe i mbyllur për vaditje do të mbulojë një sipërfaqe prej 2,150 hektarë në territorin e komunës së Valandovës, dhe vendbanimeve Udovë, Josifovë, Kalkovë dhe Pirava.

Uroj që të gjithë fermerët në rajon që do të shfrytëzojnë pikërisht ujin nga ky hidro sistem të kenë shumë vite të frytshme, të rrisin prodhimin dhe të kenë gjithmonë korrje të pasura.
Çdo pëllëmbë e re toke në të cilën arrin uji për vaditje paraqet sukses., ka shkruar Hoxha.

Baby Boo