Leonard Bombaj fiton gjyqin ndaj Stresit, ja shuma që do i paguaj këngëtari


Rreth një vit më parë, bëri bujë sherri midis Leonard Bombajt dhe Stresit, ku ky i fundit e ofendoi regjisorin duke i thënë “pedofil” dhe i hodhi një kovë me ujë gjatë një aktiviteti që po mbahej në Tiranë. Pas kësaj ndodhie, Bombaj bëri kallëzim në policinë e Tiranë dhe materialet u dërguan më vonë në prokurori për të nisur proçedimin.

Ditën e sotme, Gjykata Penale ka marrë vendimin për të gjobitur me 70 mijë lekë Stresin, mbi akuzën e fyerjes dhe të shpifjes ndaj regjisorit Bombaj. Siç është bërë e ditur, reperi ka vetëm 6 muaj kohë për të shlyer gjobën.

Baby Boo