Leo Messi: E dija që zoti është me ne


Lionel Messi la gjurmën e tij në këtë Botëror, duke realizuar golin e parë për Argjentinën në fitoren 2-1 ndaj Nigerisë.

Një fitore e vuajtur e skuadrës amerikano-latine, që kualifikohet për në turin tjetër, ku do të përballet me Francën.

“Pleshti” nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë kualifikim të vështirë. “E dija që Zoti ishte me ne dhe që nuk do të na linte jashtë Botërorit. Fitorja është për të gjithë njerëzit që kanë ardhur këtu në Rusi për të na mbështetur, për sakrificën e tyre”, tha Messi.

“Fansat e shumtë që na kanë mbështetur e meritonin këtë fitore. Kishim besim tek forcat tona dhe se do ta fitonim këtë garë dhe ishte diçka fantastike që e fituam ndeshjen në këtë mënyrë. Vuajtëm, por ia dolëm mbanë dhe kjo fitore ia vlejti”, u shpreh Leo Messi.

Baby Boo