Lëndohet shoferi i cili me automobil ka dalë nga rruga Tetovë – Shkup


Një njëzetë e shtatë vjeçar nga Bërvenica e Tetovës është lënduar pasdite pasi me automjetin e tij kishte dalë nga aksi rrugor në autostradën Shkup Tetovë.

‘Rreth orës 17:00 në autostradën Shkup Tetovë, tek pika pagesore doli nga rruga automjeti i markës ‘Pezho 207’ me targa të Tetovës. Deri tek aksidenti erdhi kur shoferi B.B. (27) nga Bërvenica e humbi kontrollin dhe doli nga rruga’, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Shoferi ishte vetë në automjet dhe është dërguar në spitalin e Tetovës ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Inspektim ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Baby Boo