Lëndohet rëndë një punëtor në Kumanovë


Dje rreth orës 09.00 është paraqitur se në stacionin e autobusëve në Kumanovë, gjatë punimeve është rrëzuar një punëtor dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Personi me iniciale T.A (61) nga Kumanova, ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë rikonstruktimit të fasadës në stacionin e autobusëve në Kumanovë.

Ai me makinë të ndihmës së parë është dërguar menjëherë në spitalin e Kumanovës, ku është konstatuar lëndim i rëndë trupor.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të MPB-së së Kumanovës./Alsa

Baby Boo