Lëndohet rëndë 70-vjeçari nga Dollneni teksa ishte duke e riparuar traktorin


Më 01.04.2024, rreth orës 17:30, në Policinë e Prilepit është raportuar se me lëndime të rënda në Spitalin e Qytetit Prilep është sjellë B.I.(70) nga fshati Crnilishtë komuna Dollneni. Sipas denoncimit, teksa ishte duke riparuar traktorin në oborrin e shtëpisë familjare, traktori ka lëvizur dhe B.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore. Është kryer këqyrja dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Baby Boo