Lëndohet rëndë 3 vjeçari në aksidentin që ndodhi në Xhepçisht


Dje rreth orës 17:50 minuta në rrugën lokale të fshatit Xhepçisht që çon për në fshatin Trebosh, në afërsi të hekurudhës ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes një kamioni të tipit “Mercedes”, me targa të Tetovës drejtuar nga I.E. 27 vjeçar si dhe një veturë të tipit “Wolkswagen Passat”, me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 33 vjeçari me iniciale K.M, që të dy nga fshati Poroj.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një 3 vjeçar bashkudhëtarë në veturën Wolkswagen Passat, i cili me anë të autoambulancës është dërguar me urgjencë në spitalin klinik të Tetovës nga ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transportuar për në kompleksin klinik “Nëna Terezë” në Shkup.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit në fjalë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese me shkrim.

Baby Boo