Lëndohet rëndë 20-vjeçari gjatë një aksidenti në rrugën Prilep – Manastir


Një 20-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë vonë në rrugën Prilep – Manastir.

Ngjarja është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme rreth orës 01:05, ndërsa policia ka dalë me detaje pas kontrollit.

Në aksident janë përfshirë kamioni “Man” me targa të Manastirit i drejtuar nga DM (58) nga Manastiri dhe vetura “Audi” me targa të Prilepit e drejtuar nga D.K.(20) nga Prilepi.

– Në aksident drejtuesi D.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konfirmuar në spitalin e Prilepit, njofton MPB.

Baby Boo