Lëndohen rënde dy të mitur në rrugën Çellopek-Strimnicë, me veturen “Smart” dalin nga rruga


Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një aksident që është shkaktuar nga një i mitur.

I mituri derisa ka qenë duke ngasur veturën “smart”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga derisa ka qenë në qarkullim.

“Sot (19-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën lokale që lidhë fshatrat Strimnicë dhe Çellopek, ka dalë nga rruga vetura
“smart” me targa të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Çellopeku i Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në automjet, njëherësh i mitur nga Strimnica e Tetovës, të konstatuara në Spitalin klinik të
Tetovës, ku ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe drejtuesi i automjetit.
Ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, njoftojnë nga SPB Tetovë

Baby Boo