Lëndë në Prokurorinë Publike për funksionarë të pushtetit


Për dallim nga më herët, tani Prokuroria publike nuk vepron në mënyrë selektive dhe respekton kornizat ligjore – ka deklaruar prokurori shtetërorë publik, Lubomir Joveski.

“Prokuroria ka hapur lëndë për një funksionar të lartë të Qeverisë, sekretar shtetërorë në një ministri, më pas ka edhe për gjykatës dhe prokurorë dhe sipas vlerësimit tim prokuroria nuk vepron në mënyrë selektive por respekton kornizat ligjore”, deklaroi Joveski.
Ai shton se ekspertiza dhe mbledhja e provave shkon ngadalë dhe pikërisht aty i sheh problemet në tejkalimin e afateve për hetim, si dhe shton se ka edhe dobësi subjektive.

“Por duhet ta pranojmë se ka edhe dobësi subjektive dhe ata dobësi subjektive nëse vërtetohen në veprimin e prokurorit publik, jemi dakorduar që ai të bart përgjegjësi adekuate”, tha më tej Joveski.
Joveski shton se në këtë moment është ngritur procedurë disiplinore për punë të papërgjegjshme për një prokuror publik.

“Duke pasur parasysh se procedura është sekrete, derisa ato vendime të bëhen të plotfuqishme, nuk do të doja të kumtoj detaje rreth procedurave që po udhëhiqen”, përfundon Joveski.
Vendi ka shënuar progres për 24 vende në lidhje me perceptimin për korrupsion, ndërsa është notuar edhe në raportin e Stejt departamentit si dhe në raportin e BE se është rritur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Baby Boo