Lënda e gjeografisë do të mësohet në dy lëndë në Maqedoni


Koncepti i ri arsimor për klasën e gjashtë do ta vednosë gjeografinë në dy lëndë. Do të mësohet si pjesë e shkencave natyrore si dhe si pjesë e shkencave shoqërore.

Një risi në vitin e ardhshëm mësimor është se historia do të kombinohet me shkencat sociale sipas shembullit të klasave të pesta.

“Gjeografia nuk hiqet. Një pjesë do të jetë shkencat natyrore dhe një pjesë do të jetë në shkencat shoqërore. Edhe historia nuk hiqet, do të ketë lëndë histori dhe shoqëri sipas konceptit të ri”, u shpreh drejtori i Byrosë për Zhvillim, Zekirija Hasipi.

Ai shtoi se askush nga mësimdhënësit nuk humbet punën për shkak i gjithë ky ndryshim është paraparë.

Në shkollë do të mbetet etika si lëndë zgjedhore, ndërsa po ashtu do të ketë edhe lëndë zgjedhore si programim, art, teatër, valle popullore si dhe të zgjedhin aktivitete fizike.

Baby Boo