Lëkundje tërmeti edhe gjatë natës, ja sa ishte magnituda


Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ne vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar pesë lëkundje sizmike, por me magnitudë të vogël.

Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja më e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është ajo e orës 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, në një thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.

Ndërkohë që lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.

Baby Boo