Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë e Durrës, ja ku ishte epiqendra


Një tërmet tjetër është ndjerë në Tiranë. Lëkundja ka qenë e fortë por e shkurtër. EMSC bën me dije se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër Durrësit në detin Adriatik. Ndërkohë shkalla e këtij tërmeti ka qenë 4.0 rihter.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, dhe raportohet se është ndjerë në disa qytete.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth.

Ndërkohë, maginduta e tyre varionte nga 1.6 deri në 2.6 ballë të shkallës rihter.

Baby Boo