Lëkundje sizmike 3.2 ballë në Shqipëri: Ja ku ishte epiqendra


Pak minuta më parë në vendin tonë është regjistruar një lëkundje e lehtë sizmike në detin Adriatik dhe ka qenë me një magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave në EMSC epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 33 km në veri të Durrësit dhe nuk raportohet për asnjë dëm nga kjo lëkundje që kishte një thellësi prej 15 km në detin Adriatik.

Kujtojmë se ekspertët kanë shpjeguar se pas lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë për disa muaj dhe nuk ka vend për panik, teksa disa ditë më parë në vendin tonë u regjistruan katë goditje të njëpasnjëshme.
Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave, teksa si pasojë e lëkundjeve të fuqishme u dëmtuan qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Një muaj më parë, BE mblodhi një fond prej 1.15 miliardë eurosh, midis të cilave dhurime dhe borxhe me interes të ulët, të cilat do të shkojnë për programin e rindërtimit.

Baby Boo