Leksionet e Bill Gatesit për koronavirusin, pesë gjërat që duhet t’i dini për variantet e reja


Variantet e ndryshme të virusit janë të pashmangshme, thotë Bill Gates i cili shpreson që herën e ardhshme njerëzimi do të jetë i gatshëm që në kohën e duhur t’i lu*ftojë.
Miliarderi dhe filantropi amerikan në blogun e tij ka trajtuar çështjen e varianteve të reja të coronavirusit, dhe ka prezantuar pesë gjëra që njerëzit duhet t’i dinë për ta kuptuar se si këto variante komplikojnë rrjedhën e pandemisë.

Gates përveç shënimeve të tij në blog, ka publikuar videon në të cilën pretendon se si njerëzit kanë përparuar mjaft në lu*ftimin e pandemisë së coronavirusit, por që variantet e reja mund të rrezikojnë gjithçka që deri më tani është arritur.
Nëse ndonjëherë keni marrë vaksinë kundër gripit, tashmë jeni ballafaquar me variantin e virusit
Siç shkruan Zimo, Gates përsërit diçka që komuniteti akademik prej kohësh e thotë, bëhet fjalë për viruset që vazhdimisht evoluojnë dhe se variantet e tyre nuk janë një shfaqje e pazakontë – edhe pse janë shumë të dëmshëm.

Aftësia e një virusi që shkakton gripin shpejtë pëson mutacion, dhe është arsyeja kryesore pse ne tani kemi vaksinën kundër gripit çdo vit. Vaksina duhet të ndryshojë nga viti në vit, me qëllim që vazhdimisht të jetë në hap me ndryshimet e varianteve të reja të virusit.

Gates thekson se virusi ka vetëm një qëllim – të ndryshojë dhe sa herë që futet në qelizë ai e mashtron në mënyrë që të përcjell qeliza instruksionet e ARN-në së tij, për të prodhuar sa më shumë “kopje” të këtij virusi.
“Kur stacionet i replikojnë virusit, ai duhet të “kopjon” ato instruksione. Nëse ndonjëherë keni pasur orë me lëvizje të shpejta të akrepave nëpër shkolla, e dini se sa vështirë është të përcillni diçka pa bërë ndonjë gabim. Kodi për virusin që shkakton sëmundjen e COVID-19 është i gjatë se afro 30 mijë shkronja. Kjo paraqet shumë mundësi për gabime, gjë që shpesh i ndodh coronavirusit”, thotë miliarderi amerikan

Megjithatë, ai thekson se çdo herë e më rrallë po ndodh ndryshimi, që i mundëson virusit të infektoj më lehtë njerëzit apo të shmang sistemin imunitar, kështu kur ndryshimet e virusit përhapen në popullatë, atëherë shfaqet edhe varianti i tij i ri.
Shohim se mutacionet e njëjta vazhdimisht po shfaqen, ndoshta është lajm i mirë
Derisa virusi i gripit shpejt pëson mutacione, viruset e tjerë këtë e bëjnë më ngadalë – e SARS-CoV-2 i përket pikërisht kampit të ngadalshmëve. Por, themeluesi i kompanisë Microsoft, thotë se coronavirusi është dy herë më ngadaltë sesa virusi i gripit.

Edhe pse duket se mutacionet e reja shpesh shfaqen, Gates thotë se është si rezultat i qarkullimit të lartë të virusit në botë. E posa të bien numrat, sipas Bill më rrallë do t’i shohim variantet e reja.

Baby Boo