Leka: “Klasa politike besuan në pastërtinë dhe dinjitetin e lu*ftës andaj votuan ligjin për Gjykatën Speciale”


Nëse mua dikush më thotë nesër se a pranon të të hetojmë për kr*ime dhe shkelje ligjore, do të pranoja pa hezituar meqë e di që nuk kam bërë kr*ime!
Njejtë vepruan edhe klasa politike kosovare (ish ushtarë të UÇK-së) kur e votuan ligjin për Gjykatën Speciale. Pra ata besonin në pastërtinë dhe dinjitetin e lu*ftës, të UÇK-së por edhe në pastërtinë e vetës së tyre, andaj pa u trembur votuan ligjin për Specialen që të pastrojnë dilemat dhe dyshimet e botës për lu*ftën mes Serbisë dhe Kosovës.

U prenë në besë! E tash çka duhet të bëjmë ne? Të u biem në qafë pse deshën t’i tregojnë botës që UÇK-ja nuk ka bërë kr*ime por ka mbrojtë pragun e vetë, apo t’i mbështesim?
Për fund, çdo shqiptar që u gëzohet lajmeve për ma*lltretimin e ushtarëve të UÇK-së, duhet t’i bjer kokës e kresë dhe të hapë sytë e të sheh përtej mjegullës.

Baby Boo