Leka: “Funksionarët marrin mëditje nga 900 euro e s’kujtojnë për administratorët që kanë pagë 300 euro”


Ende nuk e kuptoj logjikën pse politikanët duhet të shfrytëzojnë kaq shumë privilegje të pushtetit (reprezentacione)?

Sipas aktualitetit, çdo ministër, drejtor, kryetar komune, deputet e shumë funksionerë tjerë të shtetit shfrytëzojnë kartelat e famshme për çështje private. Çdonjëri nga të lartëpërmendurit i shfrytëzon këto privilegje për dreka, darka, takime me shokë e familjarë, derivate të naftës, telefona e laptopë, udhëtime “zyrtare” (plus mëditje ekstra)!

Le se i shfrytëzojnë për këto aktivitete, ata nuk mjaftohen me kaq, por i keqpërdorin në masë të madhe. “Shkruje 1000, 900 mi jep kesh, 100 mbaji për vete”, ky është principi themelor i kësaj pune.
Pse duhet t’i kenë gjithë këto privilegje njerëzit që marrin rrogë mbi 1000 euro? Ku mbeten ata njerëz që punojnë në administratë dhe nuk paguhen as 300 euro duke i pasur të gjitha shpenzimet mbi supe?

Vetëm me ndaljen e këtyre privilegjeve rroga mesatare do rriteshte për dyfishin e vlerës së tanishme.
Por, kush e ngrit zërin për këtë punë? Askush! Në këtë pikë kanë gjuhë të përbashkët pozitë-opozitë.
U ngopëm me demagogji komuniste për barazi

Baby Boo